Fqinji vret me thikë shqiptarin pas një zënke (FOTO)

Kronikë e zezë

Fqinji vret me thikë shqiptarin pas një zënke (FOTO)

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 15:13

Një shqiptar 23-vjeçar u vra në Pavia, nga fqinji i tij, i cili e plagosi me thikë në gjoks, pas një grindje të dhunshme mes tyre.

I riu, Novi Kaçorri, u qëllua në një ndërtesë në sheshin “Italia” dhe më pas u transportua për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme, por fatkeqësisht ndërroi jetë një orë pas plagosjes.

Ndërkohë, personi, i cili e plagosi u largua menjëherë. Policia është duke ndjekur gjurmët e tij. Ajo është duke punuar për të zbardhur më tej ngjarjen.

Sipas medieve italiane besohet se ka pasur një konflikt të hershëm mes dy personave. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30, kur nisi sherri mes tyre.

Policia ka marrë në pyetje të dashurën dhe motrën e shqiptarit të vrarë, në mënyrë që të rindërtojë marrëdhënien mes viktimës dhe vrasësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat