Një sherr me thika mes të rinjsh ka bërë që njëri prej tyre të plagoset dhe një tjetër të përfundojë në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit. Policia informon se i riu që gjendet në gjendje të rëndë është transportuar me shpejtësi për në spitalin e qytetit dhe është futur në pavionin e kirurgjisë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se është identifikuar autori i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij, gjithçka ka ndodhur në afërsi të shkollës “nënë Tereza”, në rrugën A.Goga.