Shkodër, asgjësohen 14 parcela me kanabis

Kronikë e zezë

Shkodër, asgjësohen 14 parcela me kanabis

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 13:52

14 parcela të mbjella me bimë narkotike të llojit kanabis sativa janë identifikuar dhe asgjësuar gjatë ditës së djeshme në Shkodër dhe në Malësinë e Madhe.

Bima narkotike është gjetur në fshatin Palaj, Komuna Shllak, në fshatin Vjerdhë, Bashkia Vau i Dejës, e rrethit Shkodër si dhe në fshatin Shkrel, Komuna Shkrel, e rrethit Malësi e Madhe.

Po punohet për identifikimin e personave që e kanë mbjellë këtë lëndë narkotike, pasi parcelat ku ishte kultivuar lënda narkotike, janë pa pronar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat