Gruaja nga Ohri tenton të vrasë burrin

Kronikë e zezë

Gruaja nga Ohri tenton të vrasë burrin

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 23:48

Ohër, 4 korrik- 32 vjeçarja V.R. nga Peshtani e Ohrit ka marrë kallëzim penal pasi që dje ka tentuar të vrasë burrin e saj 6 vjet më i ri se ajo. Sipas informacioneve nga policia, V.R. dje me thikë kuzhine ka ther burrin e saj J.R. në gjoks.

Burri me lëndime të rënda është dërguar në spitalin e Ohrit, ku pas ndihmës së dhënë mjekësore, është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm. Incidenti ka ndodhur rreth orës 16, pas një zënke mes bashkëshortëve. Në momentin kur V.R. dhe J.R. kanë qenë në kuzhinë, ka ardhur deri tek përleshja, dhe gruaja ka marrë thikën dhe ka therur burrin në gjoks.

Policia ka bërë mbikëqyrje në vendin e incidentit dhe ka marrë dy thika kuzhine, si dhe pjesë nga veshjet e tyre të cilat janë dërguar për ekspertizë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat