Vret gjyshen për 50 euro, i merr unazat nga dora duke vdekur

Kronikë e zezë

Vret gjyshen për 50 euro, i merr unazat nga dora duke vdekur

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 20:01

Ka vrarë gjyshen duke e goditur me bastun, vetëm për të përfituar 50 euro. Ndërsa e moshuara ishte duke dhënë shpirt, nipi i saj 24 vjeçar, Costanzo Baci, i njohur si Giovanni, i ka marrë nga gishtat unazat prej floriri.

Vetë ai ka rrëfyer në polici për vrasjen e gjyshes 89 vjeçare, Antonietta Di Luciano, e cila u gjet pa jetë të mërkurën në mëngjes, në shtëpinë e saj në Lusciano, në provincën e Casertës në Itali. Gruaja ishte e shtrirë në shtratin e saj dhe e mbuluar me çarçaf.

Ai që ka dhënë alarmin dhe është shqetësuar për gruan, ka qenë i biri. Fillimisht mendohej se bëhej fjalë për një vjedhje e cila kishte përfunduar keq, por fakti që porta hyrëse e shtëpisë ishte e hapur dhe mbi të nuk kishte shenja të ushtrimit të forcës, bënë që karabinierët të dyshonin. Pra, viktima e njihte vrasësin e saj.

“E vrava gjyshen sepse më duheshin paratë”, ka thënë nipi vrasës për policët. I riu e ka goditur disa herë pa mëshirë me bastunin e saj në pjesë të ndryshme të trupit dhe në fund i ka marrë edhe unazat nga gishti, ndërsa 89 vjeçarja ka qenë duke vdekur.

Sipas hetuesve, i riu kishte hyrë në shtëpi, ka shkuar në dhomën e gjumit të të moshuarës dhe më pas e ka goditur atë në kokë. Ka marrë 50 euro në kasafortë, duke lënë aty 170 të tjera bashkë me disa monedha ari, për të menduar se bëhej fjale për vjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat