Tiranë, policia gjen një 6 vjeçar, apel familjarëve për ta marrë

Kronikë e zezë

Tiranë, policia gjen një 6 vjeçar, apel familjarëve për ta marrë

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 16:45

Një fëmijë i moshës 6 vjeçare është gjetur i pashoqëruar ditën e sotme nga efektivët e Komisariatit 6 të Tiranës, në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Policia bën të ditur se fëmija ka flokët ngjyrë gështenjë dhe mban veshur një bluzë ngjyrë blu e pantallona të shkurtra të kuqe. 6 vjeçari është gjetur i vetëm, i pashoqëruar nga prindër apo familjarë në një rrugë dytësore.

Ai ndodhet aktualisht në ambientet e Komisariatit 6 në kryeqytet. Policia i bën apel familjarëve të vinë të marrin fëmijën, identiteti i së cilit nuk është bërë publik, për shkak të moshës minorene.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat