Dënohet me 22 vite burg, plagosi shokun sepse gruaja e tij e ngacmonte vazhdimisht në telefon

Kronikë e zezë

Dënohet me 22 vite burg, plagosi shokun sepse gruaja e tij e ngacmonte vazhdimisht në telefon

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 16:22

Një 29- vjeçar u dënua me 22 vite burg nga Gjykata e Tiranës, pasi tentoi që të vrasë shokun e tij, me të cilin kishte pasur një sherr sepse e shoqja e tij e ngacmonte vazhdimisht në telefon.

Ngjarja ndodhi në Kamzë në fillim të këtij viti.

Shefki E. thotë se e ngacmonte vazhdimisht në telefon një grua.

Ai ndërroi disa herë numrin e telefonit, por sërish ishte e pamundur që ta shmangte shtetasen me inicialet F.B.

Pasi telefonoi shtetasen, mësoi se ajo ishte bashkëshortja e S.

Shefkiu i tha asaj se nuk duhet ta shqetësonte më, pasi S. ishte edhe shoku i tij.

Por ajo nuk u ndal, duke u kthyer në një bezdi edhe për bashkëshorten e Shefkiut.

I pandehuri një ditë takoi edhe mikun e tij, duke i treguar telefonatat dhe mesazhet e të shoqes, e cila e ngacmonte edhe natën.

Por S.B nuk reagoi.

Atëherë Shefkiu e qëlloi me shpullë dhe u largua.

Telefonatat megjithatë nuk u ndalën.

Ditën e krimit, Shefkiu u takua sërish me gruan që e ngacmonte në telefon dhe i kërkoi që ta linte rehat.

Rreth orës 16:00 ai mori në telefon edhe të shoqin e saj, por ai e ofendoi.

Kaq mjaftoi dhe Shefkiu rrëmbeu kallashnikovin dhe u nis të vriste shokun.

Të dy u takuan pranë Institutit Bujqësor.

S. i zgjati dorën, por Shefkiu nxori armën dhe qëlloi në drejtim të tij.

Ai u shemb përtokë nga plumbat

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat