30 ditë paraburgim për dy kaçanikasit që e përdhosën bustin e Skënderbeut

Kronikë e zezë

30 ditë paraburgim për dy kaçanikasit që e përdhosën bustin e Skënderbeut

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 16:20

Gjykata ka vendosur që ti mbajë në paraburgim dy kaçanikasit që e dhunuan bustin e Skënderbeut në Kacanik, Arben Berishën e Jeton Vërbanin.

“Me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Ferizajt – dega në Kaçanik, Gjykata Themelore Ferizaj, nga po e njëjta degë, ka vendosur që të caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurve J.V, dhe A.B, që të dy nga Kaçaniku. Paraburgimi caktohet në kohëzgjatje prej 30 ditësh që nga data 01.07.2014 deri më datën 30.07.2014. Paraburgimi u caktohet, për veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik. Arsyet e paraburgimit janë rreziku i përsëritjes së ngjarjes apo edhe mundësia e ikjes.”, thotë për media Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat