2.5 ton hashash në depozitën e ujit (VIDEO)

Kronikë e zezë

2.5 ton hashash në depozitën e ujit (VIDEO)

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 14:44

Një sasi prej 2 ton e 430 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa është zbuluar nga policia brenda një depozite uji në lagjen “Gjoka” në Lazarat. Lënda narkotike ishte në formën e boçëve, ndërsa policia bën të ditur se, ajo do të asgjësohet me anë të djegies.

Ndërkaq, në orët e para të mëngjesit të sotëm, është shpallur në kërkim një tjetër banor i Lazaratit pasi në shtëpinë e rij u gjet një sasi e konsiderueshme droge. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Gjirokastrës, vijon operacionin në Lazarat, i cili sot shënon ditën e 20 të ndërhyrjes në këtë fshat.

Policia e Shtetit bëri të ditur se gjatë kontrollit në banesën e A.Prokos është gjetur 400 kg drogë, e cila ishte në formën e boçës e fshehur në bodrumin e nëndheshëm të objektit. Droga ishte futur në 9 fuçi plastike, , e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, në banesë u gjetën dhe u sekuestruan dhe dy makineri të lojërave të fatit. Proko akuzohet për kultivim droge dhe organizim të lotarive të palejuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat