Gjendet i vrarë me armë zjarri pranë Kishës së Laçit një 29-vjeçar

Kronikë e zezë

Gjendet i vrarë me armë zjarri pranë Kishës së Laçit një 29-vjeçar

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 13:51

Trupi i pajetë i një të riu është zbuluar sot nga kalimtarë të rastësishëm pranë kryqit të Kishës së Laçit. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Dorjan Fezaj, banues në lagjen 4 në Laç, i cili, sipas policisë dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri.

Menjëherë pas njoftimit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe deri tani nuk dihen rrethanat apo autorët e ngjarjes.

Fillimisht u dyshua për një vetëvrasje, por policia ka zbuluar se 29-vjeçari është qëlluar me armë zjarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat