Arrestohen dy persona për vrasje në tentativë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për vrasje në tentativë

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 11:11

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në rrugën “Hyzri Talla”, në komunë e Podujevës të enjten janë arrestuar dy persona pasi e kanë goditur qëllimisht një person me automjet.

“Në lidhje me rastin raportohet se me 03.07.2014 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj /K Shqiptarë, të cilët qëllimisht e kishin goditur viktimën me automjetin e tyre. Nga viktima është konfiskuar një pushkë automatike AK 47 me 28 fishekë cal.7.62mm, të cilën sipas deklaratës së viktimës ua kishte marrë nga dora të dyshuarve gjatë një përleshje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve ku është konfiskuar vetura VË Golf e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Kurse, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat