Lazarat, zbulohen 9 fuçi të mbushura me drogë

Kronikë e zezë

Lazarat, zbulohen 9 fuçi të mbushura me drogë

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 09:10

Plot 400 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa u zbulua dhe sekuestrua nga policia në kuadër të aksionit në fshatin Lazarat.

Gjatë kontrollit në një banesë u gjet lënda narkotike e fshehur në një bodrum të nëndheshëm të banesës. Lënda narkotike në formën e boçes ishte fshehur në nëntë fuçi plastike dhe kishte një peshë totale prej 400 kilogramë.

Në vijim të kontrollit në banesë u gjetën edhe dy makineri për lojrat e fatit, duke bërë që të shpallet në kërkim i zoti i banesës A.Proko. Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike dhe organizim i lotarive të palejuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat