Llogaritari britanik vjedh 2.4 milionë stërlina për të kënaqur gruan shqiptare

Kronikë e zezë

Llogaritari britanik vjedh 2.4 milionë stërlina për të kënaqur gruan shqiptare

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 08:42

Një financier, djali i dy prindërve bamirës, vjedh miliona euro për t`i shpenzuar me Florentina B. Adam Woricker dënohet me 8 vite burg. Si arriti t`i grabiste gjithë kursimet e jetës së tij dramaturgut Hanish Kureishi

Një histori mashtrimi që i ka rrënjët në Shqipëri ka tronditur Britaninë e Madhe, ndërsa mediet vendase në fakt janë marrë vetëm me shtetasin e tyre i cili jo vetëm ka përfituar mbi dy milionë stërlina, duke mashtruar deri edhe Kishën dhe një prej emrave më të mëdhenj të letërsisë botërore, por edhe është mashtruar nga një femër shqiptare. Ndaj britanikut është dhënë masa e dënimit për mashtrimin e madh dhe ‘turpërues’ që ka bërë me 8 vite burg, ndërkohë që gruaja shqiptare, pas së cilës ishte ‘marrosur’ britaniku, sipas tyre ka bërë një jetë paralele ku ka përdorur shtetasin e tyre për t`i marrë milionat e stërlina-ve. Britaniku 41-vjeçar mësohet se ka pranuar gjithçka para trupit gjykues, ndërsa në gjurmët e mashtrimeve të tij së pari ka rënë vetë eprori i tij. Mirëpo një prej viktimave të llogaritarit, emri i të cilit është Adam Woricker, është dhe emri i njohur i dramës Hanish Kureishi, i cili gjatë deklarimeve të tij e ka konsideruar financierin e tij personal një ‘djall’ i cili kishte arritur t`i merrte të gjitha kursimet e jetës së tij dhe t`i vinte në dispozicion të jetës së vetë luksoze me shtetasen shqiptare, që sipas mediave vendase quhet Florentina B. Gruaja shqiptare dhe burri britanik mësohet se kanë bërë një dasëm 5 vite më parë dhe dasma e tyre ka qenë ‘top sekret’, ndërsa bëhet me dije se ajo ka mbërritur në tokën e tyre vetëm tri herë për gjatë gjithë historisë së tyre të dashurisë. Gjyqtari që ka dhënë vendimin për bashkombasin e tij, e ka quajtur aktin e mashtrimit të Adam si një akt të turpshëm, i cili ka mashtruar edhe njerëzit që i kanë dhënë besimin me të madh, po ashtu ai i ka bërë me dije të pandehurit që akti i tij kishte turpëruar familjen e tij.

Historia sipas mediave britanike

Adam Woricker, 41 vjeç, nga Main Road, Woodham Ferrers, në mënyrë dramatike ndryshoi dy ditë më parë 32 lutjet e tij, duke u ndjerë fajtor, pasi një juri u betua në Gjykatën ‘Chelmsford Crown’ përpara asaj që pritej të ishte një gjyq i gjatë disa mujor. Ndryshimi i lutjeve të tij erdhi pasi u "turpërua" nga ish-eprori i tij në kishë, Rev Eric Fenwick, i cili dha prova kundër tij. Gjykata dëgjoi se si Woricker mashtroi investitorët me premtime për 15 në 25 për qind interesa kthimi; falsifikoi llogaritë bankare, vodhi nga fondet e pensioneve dhe çeqet, duke tejkaluar shpenzimet në kartat e kreditit nga prilli i 2011-s deri në nëntor 2012-s. Sipas gjykatës ai prishi të hollat për të blerë një ‘Audi Q7’, një ‘Mercedes’, për të kaluar netët në hotelet luksoze në Stamboll, Marbella dhe Bangkok, shpenzime qejfi tek ‘Russell & Bromley’ dhe ‘Karen Millen’ dhe dhurata me vlerë mijëra paund për të dashurën e tij, me të cilën më vonë ai u martua. Në lidhje me mashtrimet e tij, ka dëshmuar në prokurori edhe dramaturgu me famë botërore, Hanif Kureishi, ku britaniku mashtrues është përshkruar prej tij si ‘djalli’. Të dhënat në dosje i ka faktuar prokurori i çështjes Mark Halsey. Shkrimtari i librit dhe filmit “Laundretta ime e bukur”, humbi 120,000 stërlina, pasi u bind të investonte në një marrëveshje prone me Woricker. Në gjykatë, u zbulua se Woricker shpenzoi shuma të mëdha për gruan e tij shqiptare, zonjushën Florentina B. më të cilën u martua në një ceremoni të fshehtë në vitin 2009, pa i thënë familjes së tij. Martesa mbeti e pakonsumuar, gjithsesi. Gjatë martesës së tyre, zonjusha B. u kthye tri herë në Shqipëri dhe çdo herë kthehej shtatzanë nga ish i dashuri i saj. Në total, Woricker vodhi 2. 4 milionë stërlina, të cilat u shpenzuan në hotele luksoze, pushime, makina dhe dhurata për të dashurën e tij, duke përfshirë 9.800 £ në Ernest Jones. Woricker vodhi 120.000 stërlina nga kisha e familjes së tij, Federata e Bamirësisë e Zonës Lindore, mes 26 janar 2002 dhe 8 dhjetor 2012. Gjykata dëgjoi se vjedhje ka ndodhur ndërsa Woricker ka punuar si partner i kontabilistëve të privilegjuar me bazë në Londër, Fisher Phillips nga janari i të vitit 2002 deri në qershor 2012-ës.

Përballja në gjykatë

Gjatë seancës gjyqësore gjykatësi David Turner, tha: "Ju keni shpenzuar para në dhjetëra dyqane, në restorante, në automjete, në mallrat e konsumit, deri në Ann Summers. Ju shkuat me pushime në Britani të Madhe, Spanjë, Gjibraltar, Tajlandë, Shqipëri dhe Zvicër. "Duket se zonjusha B. jetonte një jetë paralele në Shqipëri. Kjo është një ditë e trishtuar dhe e turpshme për ju dhe një e vërtetë e dhimbshme për familjen tuaj që ndodhet këtu në gjykatë. Ju keni qenë një financier i licencuar, udhëheqës Kishe dhe mbështetës për bamirësi dhe aktualisht jeta juaj, reputacioni dhe financat tuaja janë copëtuar. Në ditën e dytë, ju më në fund po ballafaqoheni me fajin tuaj që duhet të kishit pranuar muaj më parë. Ju afruat klientët e mikut të vjetër dhe ministrin tuaj, kontaktet e tjera të kishave dhe bizneseve dhe ju, paturpësisht, shfrytëzuat besimin e tyre që kishin te ju. Kjo, nganjëherë, është quajtur një skemë ‘Ponzi’ në të cilën ju kishit ngecur dhe keni gënjyer. Ju morët paratë e klientëve, paratë e Kishës, dhe një pension i cili ishte veçanërisht i pandershëm, dhe gënjyet për të mbuluar gjurmët tuaja për të lënë një trashëgimi dhimbjeje, sikleti dhe poshtërimi. Dhe unë nuk kam arritur ende tek historia e plotë. Pjesa më e madhe është shpenzuar për kënaqësi personale dhe një mënyrë jetese me shpenzime të tepruara të partneres tuaj”. I lehtësuar, Richard Keogh tha: "Ai ka deklaruar se ai ndjeu për B. dhe martesa e tij ka lindur nga dashuria. Ai u martua në vitin 2009, por martesa kurrë nuk u konsumua dhe ata nuk jetojnë së bashku”.

Mashtrimi ndaj dramaturgut të njohur

Autori bestseller Hanif Kureishi ka humbur kursimet e tij jetësore prej 120.000 euro, pasi ish-kontabilisti i tij e inkurajoi atë për të investuar në një marrëveshje, e cila më pas doli që ishte mashtrim. Marrëveshja kishte të bënte me blerjen e një prone dhe shkrimtari i njohur ia kishte besuar të gjitha kursimet njeriut të besuar të tij, 41-vjeçarit, që tashmë është dënuar me 8 vite burg. Adam Woricker, një ish-partner i firmës së kontabilitetit ‘London Fisher Phillips’, e këshilloi dramaturgun e famshëm, autor dhe skenarist i njohur për të hedhur paratë e tij në vitin 2011 dhe 2012 në dy investime. ‘The Guardian’ raporton se duke parë një e-mail nga Woricker të Kureishi, që është nja nga provat e shumta kundër kontabilistit, dramaturgut iu ka premtuar prej tij një kthim 15% e investimit brenda një afati 120 ditor. Kureishi ka investuar dy pagesa të përgjithshme; një prej 50.000 eoru-sh në vitin 2011, të cilat ai mori përsëri për interes dhe një prej £ 70.000 në vitin 2012-ë. Pas depozitës së dytë ai është informuar nga ‘Fisher Phillips’ se Woricker ishte shkarkuar dhe se ai duhet të kontaktonte avokatin e tij. Kureishi, i cili ka pranuar disfatën përballë mashtrimit të kryer nga kontabilisti ka dëshmuar në prokurori edhe faktin që në ato kursime ka qenë e gjithë jeta e tij prej shkrimtari, pasi ai ka treguar se karriera e tij kishte patur uljengritjet e veta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat