Një burrë tenton të vrasë gruan në Rrëshen

Kronikë e zezë

Një burrë tenton të vrasë gruan në Rrëshen

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 01:00

Policia e Mirditës thotë se ka arritur të shmangë një krim të rëndë brenda familjes në Rrëshen. Ngjarja ndodhi sonte në banesën e familjes Haci në qytetin e Rrëshenit, informon noa.al.

Bëhet fjalë për tentativë vrasjeje që sipas policisë, shtetasi 50 vjeçari Gjokë Haci, ka bërë ndaj gruas së tija Dila Haci, 45 vjeçe, duke qëlluar me një armë zjarri tip Kallashnikov.

Policia lokale tha se arriti të prangosë të dyshuarin pas dështimit të tentativës për të vrarë gruan.

Hetimi paraprak nxjerr si mbi trupin e gruas 45 vjeçare është ushtruar dhunë fizike, nga i shoqi.

Në kontrollin që iu bë banesës u gjetën dhe sekuestruan arma automatike dhe rreth 150 fishekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat