Vetëvaret në qeli, 2 muaj pasi kishte hedhur gruan në greminë

Kronikë e zezë

Vetëvaret në qeli, 2 muaj pasi kishte hedhur gruan në greminë

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 22:45

​Një 30 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në ambientet e paraburgimit të Vlorës.
Ervis Hysi ishte arrestuar para dy muajsh pasi ka dhunuar dhe më pas e hodhi gruan nga greminë duke kujtuar se kishte vdekur.

Hysi është gjetur nga gardianët mesnatën e kaluar i pajetë brenda në qelinë e tij. Sipas burimeve, 30 vjeçari kishte sajuar çarçafin si litar, të cilin e kishte lidhur në një hekur të dritares së qelisë duke u vetëflijuar.

I paraburgosuri është gjetur nga roja i dhomave të paraburgimit gjatë kontrollit rutinë që kryen.

Policia dhe Prokuroria e Vlorës kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, si dhe nxjerrjen e përgjegjësive të gardianëve të dhomave të paraburgimit. Hysi ishte arrestuar më 13 maj për “dhunë në familje” dhe “heqje të paligjshme të lirisë”, vepra këto të konsumuara ndaj bashkëshortes së tij.

Arrestimi i tij u krye pasi më 13 maj 2014 pasi kishte marrë nga banesa e prindërve të saj bashkëshorten e tij me inicialet A. H., 24 vjeçe dhe e kishte dhunuar, pasi kushte pandehur se e kishte vrarë e kishte hedhur në greminë.

Të paraburgosurit e tjerë mësohet se në dëshminë e tyre janë shprehu se 30-vjeçari vazhdimisht ka qenë në gjendje stresi e depresioni. Por ata nuk e kishin menduar se do të arrinte deri në aktin fatal të vetëflijimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat