Lazarat, pranga 44 vjeçarit, gjendet një arsenal armësh

Kronikë e zezë

Lazarat, pranga 44 vjeçarit, gjendet një arsenal armësh

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 19:03

Policia e Shtetit ka informuar se gjatë ditës së sotme është vënë në pranga në Lazarat 44 vjeçari Vladimir Brahimi, të cilit i janë gjetur në shtëpi 1233 kg lëndë e dyshuar narkotike “cannabis sattiva”, 650 fishekë , 1 mbushëse grant hedhësi dhe 20 kapsolla detonatore, gjatë një kontrolli të ushtruar më 27 qershor.

Gjithashtu, gjatë kësaj dite, nga ana e policisë, në Lazarat është sekuestruar një arsenali tjetër armësh që ishin groposur në afërsi të një lapidari dhe konkretisht:

- 2 Mitralozë të lehtë

- 5 Armë zjarri automatike Kallashnikov

- 3 Armë zjarri pushkë model 63

- 30 Granata ifensive

- 3 Kuti me ndezesa te unifikuar granatash

- 4720 Fishekë model 56

- 4 Krehëra fishekësh

- 30 Metra fitil zjarrpërcjellës

Janë kontrolluar 9 banesa dhe një sërë territoresh në fshatin Lazarat dhe në total janë ndaluar dhe arrestuar 49 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat