Gjilan, një muaj paraburgim për zyrtarin policor

Kronikë e zezë

Gjilan, një muaj paraburgim për zyrtarin policor

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 17:56

G. Jakupi, zyrtar policor do të qëndrojë një muaj në paraburgim nën dyshimin se ka kryer veprën penale, sulm dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Kështu ka urdhëruar një gjyqtar i procedurës paraprake i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan.
I pandehuri G. Jakupi, si person zyrtar në vendin publik para Shtëpisë së Shëndetit në Gjilan ka sulmuar, raporton KP, duke e goditur me grushte në kokë dhe fytyrë të dëmtuarin G. Q. si dhe dëshmitarin E. S., sikur edhe fakti tjetër se si person zyrtar në vend publik në praninë e qytetarëve me revole zyrtare i është kërcënuar të pranishmëve të cekur më lartë.

Ndërkohë në kohën kur ka ndodhur ky incident, i pandehuri, G. Jakupi ka qenë jashtë detyrës zyrtare.
Të pandehurit në procedurë penale gëzojnë të drejtën e kontestimit të urdhrit për paraburgim të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat