Vetëaksidentohet një veturë zyrtare në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vetëaksidentohet një veturë zyrtare në Prishtinë

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 17:45

Një veturë është aksidentuar sot në Prishtinë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në lagjen Vranjevc të kryeqytetit.

Nga fotografitë e siguruara nga Indeksonline, vetura shihet të jetë me targa zyrtare, e cila është përplasur me objektin e një dyqani.

Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes, derisa përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për persona të lenduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat