Vlorë, prokuroria çon për hetim në gjykatë dy zyrtarë

Kronikë e zezë

Vlorë, prokuroria çon për hetim në gjykatë dy zyrtarë

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 16:51

Prokuroria e qytetit të Vlorës ka çuar për hetim në gjykatë dy zyrtarë të lartë të ALUIZNI-t në këtë qytet, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Nën hetim janë Sami Selfo dhe Edmond Lleshi, të cilët mendohet se kanë legalizuar një objekt pa leje në rrugën Vlorë-Orikum.

Sipas burimeve të NOA.al bëhet e ditur se ndërtesa e cila është legalizuar, ka qenë një objekt i jashtëligjshëm. Çështja i ka kaluar gjykatës, e cila do të hetojë më tej dy zyrtarët e qytetit bregdetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat