Për 5 muaji, 139 mijë gjoba

Kronikë e zezë

Për 5 muaji, 139 mijë gjoba

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 14:56

Ndonëse numri i aksidenteve në Kosovë gjatë vitit 2014 ka qenë mjaft i madh, i madh ka qenë edhe numri i shqiptimit të tiketave nga ana e Policisë së Kosovës, për vozitësit.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë tremujorit të parë të vitit 2014, në Kosovë kanë ndodhur 3569 aksidente, ndër to: 25 aksidente kanë përfunduar me fatalitet (27 persona kanë humbur jetën); 1001 aksidente të cilësuara me lëndime (1986 persona të lënduar); 2300 aksidente të cilësuara si “aksidente dhe dëme”; dhe, 243 aksidente të cilësuara si “godit dhe ik”.

Ndërsa, gjatë pesë mujorit të parë të vitit 2014, Policia e Kosovës ka shqiptuar 139038, që krahasuar me vitin 2013, gjatë të cilit janë shqiptuar 114087 tiketa, i bie se Policia gjatë këtij viti ka shqiptuar për 21 për qind tiketa më tepër se një vit më parë.

Ndryshe, Policia e Kosovës për të parandaluar numrin e madh të aksidenteve të komunikacionit nëpër rrugët e Kosovës, prej datës 1 deri më 7 maj e ka organizuar fushatën ‘javën e sigurisë’, qëllimi i së cilës ruajtja e jetës së qytetarëve dhe ngritja e vetëdijes karshi këtij problemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat