Në mesin e nëntë të plagosurve në Prizren edhe dy polic

Kronikë e zezë

Në mesin e nëntë të plagosurve në Prizren edhe dy polic

Më: 29 qershor 2014 Në ora: 18:55

(E plotësuar) Në konfliktin e armatosur mes dy familjeve në Prizren, ku u vra një person dhe nëntë të tjerë ngelën të plagosur, është edhe dy pjesëtar i policisë së Kosovës.

Policia Rajonale e Prizrenit, përmes një njoftimit ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta, në rrugën transite, afër restorantit “Korabi”, ku kishte plasur sherri mes dy familjeve: Berisha dhe Avdylaga.
“Një patrullë e cila në ato momente ndodhej me afër vendit të incidentit kritik është nisur në atë drejtim dhe posa ka mbërri në vendin e ngjarjes janë përpjekur për qetësimin e situatës e cila tanimë kishte eskaluar në rrahje ku janë përdorë mjete të ndryshme të forta për shkaktimin e lëndimeve”.
“Ndërkaq më pas janë dëgjuar krisma nga armë të zjarrit të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Në ndihmë kanë mbërri edhe njësi tjera operative të policisë të cilat e kanë vënë situatën nën kontroll. Në vendin e ngjarjes kanë mbetur të plagosur nga armët e zjarrit nëntë persona. Në mesin e të plagosurve me armë zjarri është edhe një polic. Po ashtu polici tjetër gjatë intervenimit ka thyer këmbën”.

“Pas vënies së situatës nën kontroll të gjithë të plagosurit janë bartur deri në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për ndihmë mjekësore. Siç merret vesh nga autoritetet mjekësore njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë, një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore ndërsa të tjerët më lehtë”.
“Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes dy armë: një pistoletë të llojit TT dhe një pushkë gjahu me disa gëzhoja dhe gjësende tjera që do t’i kalojnë prokurorisë së shtetit në cilësi të provës materiale. Janë sekuestruar tri vetura. Ndërkaq hetues nga Stacioni Policor në Prizren dhe ata rajonal kanë krijuar një grup hetimor për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe nxjerrjen e të dyshuarve para drejtësisë. Sipas informatave fillestare dyshohet se motivi i këtij konflikti është për shkak të një prone”.
Një i vdekur dhe tetë të plagosur në Prizren

Një person ka mbetur i vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur në Prizren, si pasojë e një zënke.
KTV ka raportuar se zënka ka ndodhur për shkak të problemeve pronësore mes dy familjeve.

Shtatë të plagosur në Prizren, shkaku i problemeve pronësore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites sot në qytetin e Prizrenit, ku nga shkëmbimi i zjarrit mes dy familjeve, janë plagosur 7 persona, përfshirë edhe një oficer policie.

Sipas drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Nexhmi Krasniqi, rasti ka ndodhur për çështje pronësore, ndërsa janë të përfshira familjet Abdylaga, nga komuna e Suharekës, që jetojnë në Prizren dhe familja Berisha po nga Prizreni.

Nga familja Abdylaga janë katër të plagosur, ndërsa nga familja Berisha 2 persona , babë e bir.

Gjashtë të plagosurit po trajtohen në spitalin rajonal të Prizrenit, ndërsa, një person për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar për në QKUK.

Polici ka marrë plagë në këmbë, por është jashtë rrezikut për jetë, pohon Krasniqi.

Në këtë ngjarje personat e përfshirë në rast, kanë përdorur, kallashnikov, pistoleta dhe mjete të tjera të forta. Policia dhe prokurori i shtetit kanë ndalë në vendin e ngjarjes dhe po merren më rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat