Vret gruan, pasi i lindi për së dyti vajzë

Kronikë e zezë

Vret gruan, pasi i lindi për së dyti vajzë

Më: 8 qershor 2014 Në ora: 07:48

Ai dëshironte një djalë, por bashkëshortja ka sjellë në jetë një vajzë, të dytën.

Për këtë motiv absurd një turk 29 vjeçar ka vrarë gruan, duke komentuar krimin përpara policisë. Ngjarja ndodhi në provincën jugperëndimore të Diyarbarkin.

Vrasësi, një kamerier në një restorant, ka njoftuar policinë: ‘Jam duke vrarë dikë’ ka thënë ai në telefon, me tone dramatike, para se të kryente vrasjen, raporton e përditshmja Vatan.

Gjatë procesit gjyqësor avokati ka provuar të shpjegojë arsyet e çmendurisë së burrit, duke përsëritur, që burri dëshironte një djalë dhe pas ardhjes në jetë të vajzës ai humbi kontrollin duke mbytur gruan.

Edhe policia është kritikuar në këtë rast, pasi nuk ka pasur aftësinë të bindë burrin të mos kryejë vrasjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat