Arrestohen pesë shqiptarë në Itali, akuzohen për dhjetëra vjedhje

Kronikë e zezë

Arrestohen pesë shqiptarë në Itali, akuzohen për dhjetëra vjedhje

Më: 24 prill 2014 Në ora: 23:52

Pesë shqiptarë janë vënë në pranga në Venecia pasi akuzohen për dhjetëra vjedhje. I kanë kapur në gjumë, në një apartament në Mestre, që e përdornin si vendstrehim dhe si depozitë për sendet e vjedhura në zona të ndryshme si, Udine, Padova, Venecia dhe Treviso.

Banda e vjedhjeve e përbërë nga të gjithë anëtarët shqiptarë, të gjithë pa dokumente dhe leje qëndrimi, janë të dyshuar për dhjetëra vjedhje, ku përfshiheshin të gjitha gjërat: celularë, aparate fotografike, tablete, notebook, bizhuteri, para dhe një Audie A5.

Kjo makinë ka bërë që karabinierët të zbulojnë edhe bandën e grabitjeve.

Për të pestë shqiptarët e rinj, të moshave nga 19 deri në 24 vjeç, janë ngritur disa akuza dhe ata janë dërguar në qelitë e burgut të Venecias. Tani hetimet janë duke u zhvilluar nëse banda me 5 shqiptarë është përgjegjëse për goditje të tjera në këto zona apo jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat