Djali rrah nënën e tij

Kronikë e zezë

Djali rrah nënën e tij

Më: 24 prill 2014 Në ora: 17:19

Një grua e moshuar 81 vjeçare kërkoi ndihmë në polici për shkak të dhunës psikologjike por edhe fizike të pësuar nga djali i saj.
Burime zyrtare nga policia thanë se në ngarkim të gruas nga Korça u lëshua urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes.
E moshuara me iniciale N.B., mësohet tu ketë thënë efektivëve të policisë se, “Djali më merr lekët e pensionit dhe i pi. Nuk kam mundësi të paguaj as ilaçet, në rast nuk ia jap atëherë ai fillon dhe bërtet, madje ngre dhe dorë”.
Për rrjedhojë ndaj djalit të saj 44 vjeçar me iniciale B.B., nisi procedimi penal nën akuzën e dhunës në familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat