Dy këmbësorë goditen nga makina derisa kalonin ‘zebrat’

Kronikë e zezë

Dy këmbësorë goditen nga makina derisa kalonin ‘zebrat’

Më: 24 prill 2014 Në ora: 16:26

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Komunikacionit Rajonal i Drejtorisë Rajonale në Pejë njoftoi se të enjten rreth orës 08:30 në rrugën ”Nëna Terezë” në Gjakovë ka ndodhur një aksident, me ç’rast janë lënduar dy këmbësor.

Të lënduarit janë: Shefqet Gj.(1966) dhe Flutura Gj.(1988) nga fshati Skivjan komuna Gjakovë.

Deri te aksidenti supozohet se ka ardhur për shkak se ngasësi i dyshimtë shtetasi, Kujtim G.(1986) nga Gjakova ishte duke drejtuar automjetin dhe gjatë ngasjes nga pakujdesia nuk iu ka përshtatur kushteve të rrugës, shpejtësisë së lëvizjes,me ç’rast i godet me pjesën e parme ballore këmbësorët të cilët në momentin kritik kanë qenë duke kaluar përgjatë vijave për këmbësorët.

Këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore, gjegjësisht Flutura Gj ka pësuar frakturë të këmbës së djathtë.

Ndaj të dyshuarit ne ketë rast ngasësit të automjetit,me urdhër të prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e ndalimit policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat