Vdekja e katër të rinjve në aksident erdhi për shkak të alkoolit

Kronikë e zezë

Vdekja e katër të rinjve në aksident erdhi për shkak të alkoolit

Më: 24 prill 2014 Në ora: 12:51

Dy prej katër personave që humbën jetën në aksidentin tragjik disa ditë më parë në Kamzë kishin konsumuar alkool 10 herë më tepër se norma e lejuar. Sipas “Shqiptarja.com” pas testit të alkoolit për Alfred Belulin dhe Fatjon Drizën. Në të dyja rastet edhe Beluli si drejtues mjeti, por edhe studenti Drizaj, rezultuan me 5 për qind alkooli në gjak, çka do të thotë se kjo vlerë është 10 herë më e lartë se norma e rregulluar me anë të nenit 291 të Kodit Penal, sipas të cilit burgosesh me 10 ditë nëse e ke kaluar limitin prej 0.5 për qind të alkoolit në gjak, normë kjo e caktuar nga një pjesë e mirë e shteteve të Bashkimit Europian.

Ngjarja ishte tragjike dhe të rinjtë, përkatësisht Alfred Beluli, 28 vjeç (drejtues i mjetit), Juxhena Muça, 18 vjeçe, Klevis Muça, 14 vjeç dhe Fatjon Drizaj 22 vjeç, kanë gjetur vdekjen e menjëhershme pasi automjeti me të cilin udhëtonin, tip BMË, me targa AA533IU, doli nga rruga për shkak të shpejtësisë të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat