Rikthehet për të marrë hakun e xhaxhait, që iu vra kur ai ishte 12 vjeç

Kronikë e zezë

Rikthehet për të marrë hakun e xhaxhait, që iu vra kur ai ishte 12 vjeç

Më: 24 prill 2014 Në ora: 11:09

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i vrasjes së djeshme që ndodhi në fshatin Vukatanë në Shkodër.

Burime nga policia lokale thanë se vrasësi i dyshuar është Eduard Arra.

33-vjeçari mësohet se e ka kryer ekzekutimin për gjakmarrje.

Sipas hetimeve të policisë së Shkodrës, vëllai i viktimës së djeshme, Kol Drinit, Mark Drini, ka vrarë në vitin 1993 për motive të dobëta xhaxhain e Eduardit, Ludovik Arrën.

Për t’u hakmarrë për xhaxhain, i nipi, që në kohën e krimit ka qenë vetëm 12 vjeç, qëlloi dje në orën 9:45 minuta të mëngjesit të së mërkurës me snajper, Kol Drinin, që po punonte në arë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat