Dhëndrri masakron prindërit e ish-të fejuarës pas ndarjes

Kronikë e zezë

Dhëndrri masakron prindërit e ish-të fejuarës pas ndarjes

Më: 24 prill 2014 Në ora: 10:57

Pas ndarjes nga ish-e fejuara, 23 vjeçari Mario Bejdollari ka vrarë me thikë të atin e saj dhe plagosur të ëmën.

Autori i dyshuar i krimit është futur nga dritarja e banjos në shtepi në momentin kur dritat ishin të fikura dhe familja kishte rënë në gjumë.

Banesa e viktimës dhe autorit kanë qenë rreth 400 metra larg njëra-tjetrës, ndërsa dy familjet me origjinë nga gramshi kishin disa vite që ishin shpërngulur në lagjen “24 Maji” , të Vlorës.

Lidhja e krushqisë ndërmjet familjeve kishte shpeshtuar edhe më shujë hyrje-daljet, madje 48-vjeçari i kishte huazuar 170 mijë lekë të rinj familjes së dhëndrrit.

Por rreth një vit më parë, vajza e tij kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes disavjeçare me 23-vjeçarin.Ajo kishte vendosur të arsimohej dhe aktualisht është studente në vitin e parë në Fakultetin e Infermierisë.

Që pas këtij momenti, ndërmjet dy familjeve kishin nisur konfliktet dhe ata nuk kishin më hyrje –dalje, madje i riu e kishte përjetuar keq, derisa kishte nisur ta tepronte me alkoolin.

Sipas policisë, 23 vjeçari rezulton të ketë qenë Iidehur në momentin që është futur në banesën e ish-të fejuarës së tij.

Ai ka qëlluar disa herë me thikë të zotin e shtëpisë Agim Sereseli , i cili nuk ka mundur t’ju shpëtojë plagëve të marra dhe ka plagosur bashkëshorten e tij 43 vjeçare.

“U fut natën në dhomën e gjumit. U zgjova e tmerruar teksa ai po qëllonte me thikë bashkëshortin tim.Ai ishte në gjumë të thellë dhe nuk mundi të reagonte për të shpëtuar.Unë u zgjova menjëherë dhe për të shpëtuar u përlesha me të. Arrita të njoh ish-të fejuarin e vajzës. Më qëlloi disa herë dhe u largua kur në dhomë do të vinin vajzat. Bërtita sa munda, por më pas nuk pata fuqi”, citohet 43 vjeçarja në gazetën “Panorama”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat