Fund marrëzia, raporti rritet me 197% hetimi ndaj lojërave të fatit

Kronikë e zezë

Fund marrëzia, raporti rritet me 197% hetimi ndaj lojërave të fatit

Më: 24 prill 2014 Në ora: 08:30

Një nga shqetësimet që Kryeprokurori nxori dje gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve ishte fakti se në disa raste ishte nxjerrë sekreti i hetimi çka ka bërë që çështjet të mbeten pezull. Para deputetëve, kryeprokurori ka theksuar se për këto raste janë marrë masa disiplinore. “Nxjerrja e sekretit hetimor ka qenë problem në disa raste, ndaj kemi marrë masa disiplinore për to”,- tha Llalla.

Numri rekord i procedimeve penale përgjatë vitit 2013 kanë qenë ndërtimet pa leje. Sipas raportit vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme theksohet se kjo vepër penale është rritur me 579% ku pjesa më e madhe e ndërtimeve janë bërë përgjatë vijës bregdetare. krahas kësaj, një rritje galoponte të padive penale kanë qenë edhe ushtrimi i lojërave të fatit pa leje, rritje e cila shkon në 197% në krahasim me vitin 2012.

“Rritje e konsiderueshme e procedimeve penale gjatë vitit 2013 konstatohet për veprat penale, në seksionin “Zhvillimi i palejuar i lojërave të fatit”. Rezulton se në vitin 2013 ka një rritje të madhe prej 197% të numrit të procedimeve të regjistruara për veprën penale zhvillimi i palejuar i lojërave të fatit, në krahasim me vitin 2012. Në rritjen e referimeve për këtë grup veprash ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë veprimtaria gjatë muajve të fundit të administratës tatimore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit”,- thuhet në raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat