Rrëfehet shqiptari: Ish-të dashurën e vrava me thikë, ndërsa të fejuarin e saj e mbyta me kabëll

Kronikë e zezë

Rrëfehet shqiptari: Ish-të dashurën e vrava me thikë, ndërsa të fejuarin e saj e mbyta me kabëll

Më: 23 prill 2014 Në ora: 23:43

“E mbyta me një kabëll elektrik Mannina-n dhe më pas e varrosa në një shpellë”. Kështu ka deklaruar 29-vjeçari shqiptar, Dritan Demiraj, i cili akuzohej më parë për vrasjen e ish-bashkëjetueses së tij, Lidia Nusdorfi, e vrarë me thikë marsin e vitit të kaluar në stacionin e Mozzate-s, në Itali. Tashmë shqiptari ka pranuar se ka vrarë edhe të fejuarin e Lidias, 30-vjeçarin nga Bolonja, Silvio Mannina.

Policia nuk kishte dijeni se ku ishte 30-vjeçari Mannina që nga data 28 shkurtit të vitit të kaluar. Mësohet se Demiraj nuk e kishte pranuar asnjëherë ndarjen nga ish e dashura e tij, ndërkohë që vajza ishte e vendosur për të mos vazhduar më lidhjen me shqiptarin. Për të arritur tek vajza, 29-vjeçari Demiraj kishte përdorur Silvion. Ai e kishte thirrur këtë të fundit për një takim dhe siç ka pranuar edhe vetë përpara avokatit të tij mbrojtës nuk donte ta vriste, por vetëm ta përdorte për të takuar Lidian, raporton "Corriere Della Sera".

Por kur 30-vjeçari Mannina i ka treguar disa video erotike të Lidia-s që kishte në telefon, shqiptari Demiraj ka humbur kontrollin dhe e ka mbytur. Më pas e ka varrosur në shpellë. Duke përdorur telefonin e Mannina-s, Dritani ka lënë takim me ish-të dashurën e tij, e cila priste të takohej me të fejuarin e saj. Por ky takim do të kthehej në një kurth vdekjeprurës për Lidian.

Dritani, që ndodhet në burg prej muajsh, i ka shoqëruar hetuesit në vendin ku vrau 30-vjeçarin Silvio Mannina dhe u ka treguar madje dhe ku e kishte varrosur trupin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat