Tiranë, makina del nga rruga, përfundon brenda në lokal

Kronikë e zezë

Tiranë, makina del nga rruga, përfundon brenda në lokal

Më: 22 prill 2014 Në ora: 23:45

Aksident i pazakontë në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Një makinë ka dalë nga rruga dhe hyrë brenda në një lokal në këtë zonë mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:15 minuta, kur mjeti tip “Ford Focus” është futur brenda fast food “London” përballë televizionit Vizion Plus.

Në makinë ka qenë vetëm drejtuesi i mjetit, i cili nuk ka marrë plagë.

Ngjarja nuk shkaktoi të lënduar edhe pse në lokalin ku përfundoi mjeti ka pasur njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat