Vritet me thikë një femër në veri të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Vritet me thikë një femër në veri të Mitrovicës

Më: 22 prill 2014 Në ora: 23:00

Në një banesë në veri të Mitrovicës sonte është vrarë një femër e moshës rreth 25 vjeçare, kurse një burrë ka mbetur i plagosur, raporton Policia e Kosovës.
Shefi rajonal i operativës së PK-së, Zheljko Bojiq i ka thënë Tanjgut se sonte rreth orës 20:40 policët me asistencë të zjarrfikësve kanë në një banesë në veri të Mitrovicës në rrugën “Drvarska” dhe se aty kanë hasur në një burrë të lënduar dhe një vajza që nuk kishte mbijetuar.
“Burri është dërguar në qendrën Mjekësore në Mitrovicë në mënyrë që t’i jepet ndihma e parë”, ka thënë Bojiq, duke shtuar se vajza sipas të gjitha gjasave është vrarë me thikë.
“Policia gjendët në vendin e ngjarjes dhe kjo është çfarë mund të them për momentin në lidhje me këtë rast”, ka thënë ai, duke mos mundur të jep detaje rreth motivit të kësaj vrasjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat