Korçë, i shau gruan në gjendje të dehur, 49-vjeçari qëllohet me thikë nga vëllai

Kronikë e zezë

Korçë, i shau gruan në gjendje të dehur, 49-vjeçari qëllohet me thikë nga vëllai

Më: 22 prill 2014 Në ora: 22:02

Një 49- vjeçar është plagosur me thikë pasditen e sotme në qytetin e Korçës. Polica bën me dije se Roland Ristollari është goditur disa herë me thikë në bark nga i vëllai i tij. Ai është çuar në gjen dje të rëndë në spitalin e Korçës.

“Rreth orës 17.25, të ditës së sotme, në Urgjencën e spitalit Korçë, është çuar nga familjaret, shtetasi R.R, 49 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se është goditur me thikë(në pjesën e barkut), nga vëllai i tij Th. R banues në Korçë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e autorit. U ngrit grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje.”- bëhet me dije nga policia e Korçës.

Burime nga policia bëjnë me dije se shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë një sherr i momentit. I plagosuri dyshuhet se ka mbërritur në shtëpi në gjendje të dehur dhe ka share të vëllanë nga nusja. Kjo sjellje ka acaruar këtë të fundit i cili ka marrë thiken dhe e ka goditur disa herë në bark 49-vjeçarin.
Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes Thoma Ristollari. Ndërkohë blutë e Korçës kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat