Aksident me 2 të vdekur dhe një i plagosur

Kronikë e zezë

Aksident me 2 të vdekur dhe një i plagosur

Më: 22 prill 2014 Në ora: 21:52

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotshme, ku dy persona kanë humbur jetën. Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën Levan-Vlorë, ku si pasojë drejtuesi i mjetit ka mbetur i vdekur dhe njëri nga pasagjerët, ndërsa pasagjeri tjetër ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, ku automjeti tip “Land Rover” me targa DR 5902 E ka dalë nga rruga teksa udhëtonte në aksin e autostradës Levan-Vlorë.

Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i mjetit me timon në krah të kundërt, i cili ende nuk është identifikuar, ndërsa të plagosur fillimisht kanë mbetur një çift të moshuarish. Por, njëri prej të aksidentuarve nuk i ka mbijetuar plagëve dhe ka humbur jetën në spital. Mjekët thanë se gruaja ndërroi jetë pak pasi ka mbërritur në urgjencë.

Mësohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e automjetit tej normave të lejuara, i cili ka dalë nga rruga

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat