I del para furgonit për të vrarë veten pas divorcit që e ndau nga vajza

Kronikë e zezë

I del para furgonit për të vrarë veten pas divorcit që e ndau nga vajza

Më: 22 prill 2014 Në ora: 13:56

Klodiana Kotorri – Një grua në moshë të re, e divorcuar para pak kohësh, ka përjetuar keq pasojat e divorcit dhe është zhytur në përpjekje vetëvrasjeje duke i dalë para një furgoni.

Ngjarja ndodhi sot në Sukth (Durrës), kur 23 vjeçarja e divorcuar, Kleonarda C., nënë e një fëmije tre vjeçe (vajzë), i ka dalë para furgonit i markës Benz me targa KO 7796 A që drejtohej nga 53 vjeçari P.A., konfirmojnë për noa.al, burime zyrtare policore.

Si pasojë e plagëve që ka marrë 23 vjeçarja është dërguar në spitalin e Durrësit.

Burime në spital i thanë agjencisë noa.al se përpjekjet e të resë për flijim duket se nuk kanë të ndaluar.

Në spital i ka deklaruar nënës se sërish do të tentojë flijimin duke u helmuar.

Nga të dhënat policore mësohet se gruaja e re ishte divorcuar pas katër vjet martese dhe ishte konsideruar nga gjykata se kishte gjendje jo të mirë psikologjike dhe situatë të vështirë ekonomike.

Pas vendimit të Shkallës së Parë 23 vjeçarja ka bërë ankim por edhe Gjykata e Apelit, pak ditë më parë ka dhënë të njëjtin vendim.

Policia thotë se po heton mbi ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat