Një muaj paraburgim, posedonin 18 kg narkotikë

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim, posedonin 18 kg narkotikë

Më: 22 prill 2014 Në ora: 12:20

​F. Osmanit, A. Osmanit dhe F. Morinës u është caktuar një muaj paraburgim nga gjyqtari i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Gjilanit me akuzën për kryerjen e veprës penale për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave psikotrope të përcaktuar me nenin 273 i cili lidhet me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit, të dyshuarit janë arrestuar më datë 19 të po këtij muaji në mesditë, me ç’rast iu ishin gjetur 18 kilogram substanca narkotike.

Palët të cilave u është caktuar kjo masë e paraburgimit kanë të drejtë ankese ndaj këtij aktvendimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat