Shkodër, plagoset me armë zjarri një 35 vjeçar, në kërkim autori

Kronikë e zezë

Shkodër, plagoset me armë zjarri një 35 vjeçar, në kërkim autori

Më: 22 prill 2014 Në ora: 08:28

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Mësohet se i plagosuri është Klodjan Gurra, 35 vjeç.
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se ai është identifikuar, por nuk bëhet i ditur emri i tij për arsye të procesit të hetimeve.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat