Zihen për bagëtitë, dhunohet barbarisht nga bashkëfshatarja (VIDEO)

Kronikë e zezë

Zihen për bagëtitë, dhunohet barbarisht nga bashkëfshatarja (VIDEO)

Më: 21 prill 2014 Në ora: 22:55

Një konflikt banal për kullotën e bagëtive ka bërë që 58-vjeçarja Arta Tollumi të dhunohet barbarisht nga një bashkëfshatare e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shelcan në rrethin e Elbasanit, ku Tollumi është rrahur barbarisht nga bashkëfshatarja për faktin se i ka kaluar bagëtitë nga toka e saj.

Me shenja dhune në të gjithë trupin, 58-vjeçarja është paraqitur në spitalin rajonal nga ku po merr ndihmën mjekësore, ndërkohë që akuzon policinë se nuk ka marrë masat ndaj personave dhunues.

Edhe familjarët e saj kërkojnë drejtësi, ndërkohë që shprehen se gjendja e 58- vjeçares paraqitet e rëndë, pasi sipas mjekëve dhuna e ushtruar i ka shkaktuar edhe dëmtime të brendshme në organizmin e saj.

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen, policia e Elbasanit thotë se menjëherë pas marrjes së denoncimit është bërë verifikimi dhe po procedohet penalisht shtetasja e akuzuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat