Aksident në Levan- Tepelenë, një i vdekur dhe 2 të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident në Levan- Tepelenë, një i vdekur dhe 2 të plagosur

Më: 21 prill 2014 Në ora: 17:44

Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë të ndodhur në segmentin rrugor Levan-Tepelenë.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa të plagosurit janë transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit, ndërsa personi që humbi jetën gjeti vdekjen e menjëhershme si rrjedhojë e përplasjes.

Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, çka ka sjellë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy personave të tjerë që ndodheshin në dy mjetet e aksidentuara.

Më saktësisht thuhet se njëri nga mjetet tip furgon i ka plasur goma, duke bërë që të përplaset me një makinë tjetër dhe më tej të dalë nga rruga. Po ashtu bëhet e ditur se viktima dhe dy të plagosurit udhëtonin me automjetin tip furgon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat