Bukurie Mata: Begzim Isa ka zhdukur vajzën time

Kronikë e zezë

Bukurie Mata: Begzim Isa ka zhdukur vajzën time

Më: 21 prill 2014 Në ora: 17:14

Bukurie Mata nëna e vogëlushes, Bleona Mata e zhdukur në maj të 2010 në Zapod të komunës Shishtavec kërkon nga Prokuroria e Krimeve të Rënda qe të mos i mbyll hetimet për Begzim Isën. Ky i fundit u arrestua vitin e kaluar me akuzën e rrëmbimit të të miturve me qëllim trafikimin e tyre në Kosovë.

Bukurie Mata vijon të këmbëngul që Begzim Isa është personi që ka zhdukur vajzën e saj dhe vijon të kërkojë përgjigje nga autoritetet, për zhdukjen e vajzës saj prej 22 majit të 2010-ës, transmeton Shekulli.
Kohë më pare krimet e renda ka përjashtuar nga akuza të dyshuarin e vetëm për rrëmbimin dhe zhdukjen misterioze të Bleona Matës. Isa ishte nga e njëjta zonë e Kukësit ku ndodhi rrëmbimi i Bleonës dhe kjo e bëri të të dyshuar për rrëmbimin. Kjo edhe për faktin se u arrestua po për rrëmbim të një djali 8 vjeç,për të cilin akuzohet se do e trafikonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat