Shkodrani tregti droge ne Lazarat, arrestohet me 15 kg hashash

Kronikë e zezë

Shkodrani tregti droge ne Lazarat, arrestohet me 15 kg hashash

Më: 21 prill 2014 Në ora: 10:14

Policia e Gjirokastrës sekuestroi sot nje sasi lëndë narkotike, duke vënë në pranga dhe poseduesin e saj.
Ngarkesa e drogës e llojit marijuanë u kap gjatë operacionit policor të koduar ‘Fundjava’.

Blutë e Gjirokastrës bëjnë me dije se lënda narkotike u kap dhe u sekuestrua në mjetin tip ‘Peugeot’ me targa AA 650 GY, i cili po udhëtonte në aksin rrugor Gjirokastër-Uji i Ftohtë.

Policia ben me dije se ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit në të cilin u gjet droga, shtetasin Bardhyl Ivziku, 45 vjeç nga Shkodra.
Dyshohet se se lënda narkotike ishte blerë në Lazarat me qëllim trafikimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat