Durrës, makina përplas 2 nxënës para shkollës, vdes 14-vjeçarja

Kronikë e zezë

Durrës, makina përplas 2 nxënës para shkollës, vdes 14-vjeçarja

Më: 21 prill 2014 Në ora: 09:40

Aksidentet automobilistike vijojnë të përgjakin rrugët. Një vajzë 14-vjeçare ka humbur jetën dhe një bashkëmoshtar i saj është plagosur pasi janë përplasur nga një makinë në Maminas të Durrësit.
Sipas informacioneve nga gazetari i A1REPORT, Artur Korriku, dy të miturit janë përplasur ndërsa po shkonin në shkollë.
Uniformat blu kanë ndaluar drejtuesin e mjetit, dhe po e marrin në pyetje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik që mori jetën e një 14 vjecareje dhe plagosi një tjetër të mitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat