Tragjedi në Elbasan, digjen në banesë nënë e bir

Kronikë e zezë

Tragjedi në Elbasan, digjen në banesë nënë e bir

Më: 21 prill 2014 Në ora: 00:49

Nënë e bir kanë gjetur vdekjen në mënyrë tragjike pak minuta më parë për shkak të një zjarri të rënë në rrethana ende të paqarta në banesën e tyre.

Ndërsa babai i të voglit, Edmondi 30-vjeçar, është dërguar me urgjencë në spital me djegie të gradës së rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur lagjja “Shënkoll” (Lagjja “Brigada e 17 Sulmuese” pranë stacionit hekurudhor të qytetit Elbasan në një godinë të vjetër dykatëshe tek kryqëzimi i rrugës së Cërrikut.

Lumturie Basha, 30 vjeçe dhe Kristian Basha, 7 vjeçar, janë nënë e bir që janë djegur në banesën e tyre.

Policia thotë se zjarri është përhapur me shpejtësi te shtëpia e viktimave kurse po rrezikon momentalisht edhe banesa të tjera përreth asaj që është përfshirë nga zjarri.

Në këto momente po bëhet evakuimi i banorëve të shtëpive që rrezikohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat