Njihuni me shpellën misterioze të Blombos

Kronikë e zezë

Njihuni me shpellën misterioze të Blombos

Më: 20 prill 2014 Në ora: 20:11

Rruga e evolucionit të njeriut është shume më pak lineare se sa besohej deri më tani. Zbulimet e shumta nga paleontologët dhe arkeologët kanë detyruar evolucionistët që të rishqyrtojnë disa nga fazat, që sipas teorisë, kanë çuar në zhvillimin e species sonë. Disa zbulime interesante janë bërë në shpellën Blombos, një vend parahistorik i vendosur në Cape Agulhas, Afrika e Jugut, rreth 300 kilometra në lindje të Cape Town.
Kjo është një zgavër e gdhendur në një shkëmb gëlqeror që mbikëqyr Oqeanin indian. Sipas studiuesve, gjetjet e reja në shpellë po hedhin dritë mbi evoluimin kompleks dhe aftësitë njohëse të specieve njerëzore, që me sa duket, kanë ndodhur shumë kohë para se teorizohej nga evolucionistet.
Shpella Blombos u frekuentua nga njerëzit e Epokës se Gurit për rreth 140.000 vjet , në mënyrë të shkëputur. Shpella u bë e famshme në vitin 1993, kur Dr Christopher Henshilwood i Muzeut të Afrikës së Jugut, ka zbuluar disa objekte guri të tilla si maja shtize simetrike me një moshe që arrinte në rreth 20 mijë vjet më parë. Gërmimet e mëvonshme kanë zbuluar disa objekte që kanë bere të çuditen studiuesit.
Brenda zgavrës, Henshilwood dhe ekipi i tij kanë gjetur disa ene guaska, të përdorura si enë për përzierje ngjyrash me baze okër(një lloj drithi), që daton rreth 100 mijë vjet më parë ! Në guaska u gjet një shtresë pluhuri e ndritshme e kuqe, eshtra te thara, një përzierje e ngjyrosur të bërë nga përzierja okër i kuq, eshtra fokash, qymyr, hi dhe pluhur, fragmente të qelqet dhe një lëng, ndoshta ujë.
Së bashku me guaskat, studiuesit gjetën edhe një vatër, mbetje eshtrash të kafshëve, ndoshta të përdorura për të mbledhur ngjyrën nga vatra. Sipas autorëve, në artikullin e tyre në revistën 'Shkencë', ''zbulimi na detyron për të rishikuar disa ide të shprehura në teorinë evolutive,për aftësitë njohëse të Homo sapiensit.
Së pari, gjetjet e shpellës Blombos tregojnë se njeriu ishte tashmë i aftë të mendonte në mënyre abstrakte, që e bën atë për të dekoruar objekte dhe trupin e tij. Në qoftë se ky interpretim i ofruar nga studimi është i saktë, ne duhet të pranojmë se paraardhësit tanë e 100,000 viteve më parë ishin tashmë në zotërim të aftësive njohëse komplekse si i yni, citon express.
"Ky zbulim përbën një pikë referimi të rëndësishëm në evoluimin e aftësive njohëse të njeriut" shpjegon Henshilwood. Sipas teorive aktuale, kjo aftësi njihej për speciet njerëzore qe kishin jetuar 40.000 vjet më parë.
Por surpriza e zbulimit ishte se njerëzit parahistorikë 100.000 vjeçare te shpellës Blombos ishin në posedim të njohurive rudimentare te kimisë". Ajo duket tek ata, për njohuritë qe kishin mbi kockat,se ato janë të pasura me vaj dhe yndyrë, komponentë thelbësore për të marrë një substancë të ngjashme me atë te vajit te naftës" -thotë Henshilwood. "Ata gjithashtu dinin se shtimi i karbonit shërbente për të stabilizuar përzierjet.
Përbërësit e përdorur ishin të pakta, por ato të gjitha e kishin një funksion të veçantë dhe kishte nevojë për një mjeshtëri të saktë. Këto rezultate tregojnë se njeriu ishte tashmë në zotërim të aftësive të përparuara konceptuale, falë së cilës ai mund të nxjerrë kombinimin e përbërësve, ngjyrave dhe magazinimin e përdoruesve artistike të përzierjeve : një e vërtetë e planifikimit afatgjatë.
" Në një prej guaskave" thotë Henshilwood "është gjetur një mineral i verdhë, që shtohej për të përshtatur ngjyrën përfundimtare". Siç shpjegon ai, këto aftësi të kapaciteteve njerëzore të lashta, para këtij zbulimi, janë njohur për njerëzit qe kane jetuar rreth 60 mijë vjet më parë. Kurse tani me zbulimin e ri këto periudha kohore shkojnë pas në kohe, deri në 100.000 vjeçare./bw/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat