Ja poston fotot nudo në Facebook bashkëjetueses, dënohet me 10 muaj burg

Kronikë e zezë

Ja poston fotot nudo në Facebook bashkëjetueses, dënohet me 10 muaj burg

Më: 20 prill 2014 Në ora: 10:44

Një 40-vjeçar ka postuar në Facebook fotot nudo, që i kishte shkrepur nën kërcënime ish-bashkëjetueses së tij, pasi dyshohet edhe ta ketë dhunuar atë seksualisht.

Profilin me fotot nudo dhe me komente fyese të tij ai ia ka bërë të ditur edhe ish-bashkëshortit të saj. Sipas Gjykatës së Tiranës, autori i kësaj ngjarjeje është i pandehuri Shkëlqim I. Në një vendim të shpallur pak ditë më parë, ai u shpall fajtor për akuzën e “përndjekjes” dhe u dënua me 10 muaj e 20 ditë heqje lirie. I pandehuri Shkëlqim I. u kallëzua nga ish-bashkëjetuesja e tij, S. H., e cila pretendoi në polici se i pandehuri e kishte dhunuar seksualisht dhe e kishte fotografuar të zhveshur. Sipas saj, këto foto ishin hedhur në një profil me emrin e saj në Facebook. I pandehuri është kallëzuar edhe nga ish-bashkëshorti i ish-bashkëjetueses së tij. Ky i fundit është drejtuar në polici kur ka gjetur në profilin me foto nudo të ish-bashkëshortes në FB edhe një foto të vajzës së tij të mitur. Sipas gjykatës, në lidhje me veprën penale të “marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura”, organi i Prokurorisë ka vendosur pushimin e hetimeve ndaj të pandehurit, pasi nga vetë e dëmtuara është paraqitur deklaratë për heqje dorë nga ankimi.

HISTORIA
Referuar vendimit të gjykatës, i pandehuri Shkëlqim I. është kallëzuar në shtator të vitit 2013 nga ish-bashkëjetuesja e tij, S. H. Kjo e fundit ka rrëfyer në polici se pas dështimit të një martese të mëparshme, ka bashkëjetuar me të pandehurin për 1 vit, në një nga zonat periferike të Tiranës. Gjatë kësaj kohe ajo ka lindur një fëmijë. Sipas kallëzimit, dy ditë pas lindjes, i pandehuri Shkëlqim e ka dërguar bashkëjetuesen te motra e saj dhe nuk ka komunikuar më. Pas një jave i ka thënë asaj se lidhja e tyre nuk mund të vazhdonte. Komunikimet mes tyre kanë vijuar të tensionuara. Ditë më vonë, kallëzuesja e ka marrë foshnjën dhe e ka lënë para derës së banesës së të pandehurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat