Trupi i pajetë qëndron një orë në rrugë

Kronikë e zezë

Trupi i pajetë qëndron një orë në rrugë

Më: 20 prill 2014 Në ora: 10:00

Një trup i pajetë është parë gjatë ditës së sotme në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet. Sipas kalimtarëve të rastit, të cilët kanë bërë publik për mediat ngjarjen, trupi ka qëndruar në rrugë për rreth një orë dhe më pas ka mbërritur ambulanca. Identiteti i personit, i cili mendohet të ketë humbur jetën nga shkaqe natyrale, nuk dihet ende. Sipas kalimtarëve, ai mendohet të jetë i moshës 40-45 vjeç.

Të njëjtat burime kanë pohuar se trupi ka qenë i shtrirë në trotuarin buzë rrugës “Irfan Tomini” dhe i mbuluar me çarçafë për rreth një orë. Ambulanca e ka transportuar atë për në morgun e qytetit, ku edhe pritet të vijnë familjarët për ta identifikuar e më pas për të tërhequr trupin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat