Gjirokastër, kapen 15 kg kanabis në pranga drejtuesi i automjetit

Kronikë e zezë

Gjirokastër, kapen 15 kg kanabis në pranga drejtuesi i automjetit

Më: 20 prill 2014 Në ora: 09:54

Policia e Gjirokastrës dhe Sektori Kundër Narkotikëve, në kuadër të operacionit të koduar “Fundjava”, kanë bërë të mundur sekuestrimin e 15 kg kanabis sativa si dhe arrestimin në flagrancë të një personi, në aksin Gjirokastër-Uji i Ftohtë.
Droga e sekuestruar u gjet e fshehur brenda automjetit tip Pezho me targa AA 650 GY, ndërsa në pranga ka përfunduar drejtuesi Bardhyl Ivziku, 45 vjeç nga Shkodra.
Sipas policisë droga ishte e fshehur në bagazhin e makinës, në vendim e gomës rezervë ndërsa droga ishte e ndarë në 20 pako.
Materialet e sekuestruara i kanë kaluar prokurorisë për procedim të mëtejshëm ndaj Ivzikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat