I afërmi i beson vajzën 14 vjeçare, ajo ja "dhuron" të dashurit për seks

Kronikë e zezë

I afërmi i beson vajzën 14 vjeçare, ajo ja "dhuron" të dashurit për seks

Më: 19 prill 2014 Në ora: 17:58

Një i afërm i besoi vajzën e tij me aftësi të kufizuara me moshë 14 vjeçare, ndërsa ajo lejoi që i dashuri i saj 59 vjeçar ta përdhunonte. 34 vjeçarja amerikane Holly Morrison nga Portland, Maine, lejoi që i dashuri i saj të abuzonte seksualisht me të afërmen e saj, e cila vuante nga zhvillimi i vonë mendor. E pyetur nga policia gruaja pranoi çdo gjë. Pas abuzimeve të pësuara vajza shkoi në polici për të denoncuar abuzimin e pësuar nga Donald Cass, një burrë i martuar i cili kishte krijuar lidhje me Morrison. 34 vjeçarja u njoh me burrin në një lokal, ndërsa kaloi me të një fundjavë gjatë të cilës ndodhi edhe abuzimi seksual me vajzën. Gruaja rrëfeu në polici se ka qenë e pranishme në tre raste të ndryshme të abuzimeve. Për rrjedhojë Cass u shpall fajtor dhe u dënua me 8 vjet burg, ndërsa ndaj gruas vijon procesi gjyqësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat