Policia austriake arreston dy serbë dhe një shqiptar me 160 kg drogë

Kronikë e zezë

Policia austriake arreston dy serbë dhe një shqiptar me 160 kg drogë

Më: 19 prill 2014 Në ora: 15:27

​Gjatë inspektimit dhe të hetimeve policia austriake ka arrestuar tre persona nga ballkani të dyshuar për trafik droge. Gjatë aksionit policia ka arritur të kap 160 kg droge, duke arrestuar dy serbë (37 dhe 48 vjecar ) dhe nje shqiptar (37 vejcar) njfton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke ju referuar mediave austriake.Me rastin e një kontrollimi të bërë në Schwechat, (Vjenë, Austri), policia ka kapur tre persona, dy shtetas serbë dhe një shqiptar, me dyshimin se janë marrë me tregti droge me shumicë. Me atë rast janë konfiskuar më shumë se 160 kilogramë marihuanë.
Policia këtë aksion e ka kryer më 12 mars por për shkak të hetimeve, lajmi është publikuar vetëm të shtunën, më 21 mars.

Te dy shtetasit serbë (37 dhe 48 vjeçarë) dhe një shqiptar (37) policia ka gjetur 23 kilogramë marihuanë në veturë. Por pas hetimeve plotësuese, ata kanë gjetur edhe 138 kilogramë të kësaj droge që ishte fshehur në një garazh, shkruan “Presheva jonë”

Vlera e kësaj sasie droge në shitje të lirë llogaritet rreth 1.6 milion euro. Tre të akuzuarit ndodhen në burgun e hetimeve në Korneuburg. Mediat austriake kanë raportuar se Vlera e rrugës e drogës konfiskuar 1.600.000 €. Të tre të dyshuar, emrat e të cilëve nuk u është dhënë, ishin vendosur në një burg në Korneuburg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat