Burri denoncon gruan në polici, “Më rreh”

Kronikë e zezë

Burri denoncon gruan në polici, “Më rreh”

Më: 19 prill 2014 Në ora: 11:52

Ka mbledhur forcat dhe është drejtuar për në polici për të kërkuar ndihmë ndaj dhunës së pësuar nga gruaja e tij.

Bëhet fjalë për një 56 vjeçar nga Durrësi i cili ka denoncuar në polici të shoqen.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti i thanë agjencisë Noa.al, se burri kërkoi ndihmën e policisë pas dhunës fizike dhe psikologjike të pësuar nga 52 vjeçarja me iniciale H.S.

“Çdo debat përfundon me dhunë, fizike dhe psikologjike. Më godet, nuk mundem më”, kështu mësohet t’u ketë thënë burri uniformave blu teksa ka denoncuar bashkëshorten e tij.

Menjëherë pas kësaj ndaj 56 vjeçarit u lëshua urdhri i mbrojtjes, ndërsa ndaj gruas vijojnë hetimet e mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat